Boris Johnson i dhuroi presidentit të SHBA-ve, Joe Biden një pikturë murale të protestuesit anti-skllavëri në shekullin e 19.
Piktura e Frederick Douglass, një ish skllav i cili u bë një figurë kryesore në lëvizjen abolicioniste, është tashmë pjesë e pikturave murale të Edinburgut.
Dhurata e kryeministrit përfaqëson lëvizjen Black Lives Matter që ka shtyrë marrëdhëniet racore në plan të parë në të dy vendet.
Imazhi i Frederick Douglass u pikturua nga Ross Blair dhe fotografia u shkrep nga Melissa Highton - një shtetase e dyfishtë MB-SH.B.A.
Bler tha për BBC se ishte i befasuar kur mori një telefonatë nga zyrat e punës disa javë më parë duke kërkuar leje për t'i dhënë fotografinë presidentit.
Artisti i tha: "Është një nder i madh. Të mendosh se mund të jetë i varur në një mur në Shtëpinë e Bardhë është fantastike dhe shumë emocionuese. Është një vlerësim dhe mirënjohje e madhe."
Biden dhe Johnson u takuan në Cornwall për herë të parë që prej marrjes së postit si president i SHBA-ve.
Burimi: BBC Përshtati: MCNtv.al



