Stili jetesës, Toçaj: Përdorimi i drogërave në adoleshencë, problem kryesor. Urbanizmi, emigracioni, ndikim negativ

Stili jetesës, Toçaj: Përdorimi i drogërave në adoleshencë, problem kryesor. Urbanizmi, emigracioni, ndikim negativ

Dorina Toçaj, analiste Programi, Shëndeti Seksual & Riprodhues dhe Rinia në MCN Economy deklaroi se përdorimi i drogërave që në adoleshencë mbetet një nga problemet kryesore. Ajo tha se sa i përket stilit të jetesës, investimi më i madh që duhet të bëhet është ai i një edukimi cilësor. Sipas saj një pjesë e të rinjve mbajnë stil jetese më të shëndetshme.

Kjo është një pikë që s’do doja të zgjatesha, sepse kemi një rritje të jetëgjatësisë ndoshta jo me atë investim që do donim ti përgjigjeshim me këtë jetëgjatësi të shtuar. Dua të ndalem tek elementët që na shqetësojnë më shumë, alkooli, droga, stili jetesës. Ne kemi ende shumë sfida sa i përket problematika të mprehta sa i përket përdorimit të drogërave dhe eksperimentimi në moshë fare të re që para moshës 15 vjeç. Përdorimi i drogës është tepër shqetësues në Shqipëri dhe është një pikë që po punon ngushtësisht dhe me institutin e shëndetit publik por veçanërisht me organizatat dhe qendrat ku ofrohet këshillim, testim dhe edukim jo vetëm nga përdoruesit e drogës por dhe familjarët dhe miqtë e tyre.

Në vijim ajo theksoi se tabloja e përgjithshme është se kemi problematika shumë më prezentë se në vitet ’90.

Në rajon jemi në trend të ngjashëm me vende të tjera më të zhvilluara dhe më pak të zhvilluara dhe se ajo që ne na bashkon së bashku është investimi më i madh në edukim cilësor, informim, por kemi ambicie që të shkojmë deri në moshën 6 deri 12 vjeç duke hedhur dhe bazat sa i përket edukimit për një stil jetese më të mirë.

E pyetur se sa kujdesen të rinjtë e sotëm te stili jetesës, Toçaj tha se kemi disa realitete, të rinj që përballem me sfida të mëdha ekonomike, të rinj që mësojnë gjatë ditës punojnë pasdite dhe mbajnë një stil jetese më të shëndetshëm sepse duhet të jenë aktiv gjatë të gjithë ditës së tyre.

Kemi dhe të rinj që kanë kushtet për të qenë më të përkëdhelur, por bëjnë një stil jetese parazitare, ecin shumë pak, pra janë të dembelosur dhe janë më të prirur për të nisur duhanin, alkoolin ndërsa sa i përket drogës i prek të gjitha grupet si ato të mirëqëna dhe ato pa mirëqënie. Ne duhet të punojmë më shumë padiskutim dhe strukturat shtetërore duhet të jenë më mirë të konceptuara për të qenë më mirë të konceptueshme nga të rinjtë.

Më tej ajo shtoi se rëndësia e shërbimeve të integruara sociale shëndetësore është një zhvillim tepër pozitiv sepse do të synojë veçanërisht ofrimin e shërbimeve për grupet më vurnerabël, përfshi komunitetet që kanë pasur vështirësi në aktivitetet e shërbimeve shëndetësore.

Ky është i rëndësishëm dhe pse jemi ende në fillesat e tij por mendoj se do jetë një nga zgjidhjet më afatgjata. Përsa i përket stilit të jetesës dhe trendet e tjera të rëndësishme ku nuk është vetëm Shqipëria pjesë, doja të theksoja fatalitetin e ulur, urbanizmin e shtuar, emigracionin e shtuar, do të doja të theksoja ndryshimin e strukturës familjare dhe kjo vjen dhe si rrjedhojë e ndryshimeve. Nuk kemi më ato familje të mëdha, por familje me të rinj që largohen dhe kemi fenomenin e vetmisë në moshën e tretë. Padyshim kemi jetëgjatësinë, por nuk përkthehet me indeksin e lumturisë sepse kemi vetminë përzëntë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy