Trump pas rezolutës së OKB: Kemi bërë shpenzime pa mend, tani paratë na duhen për vete

Trump pas rezolutës së OKB: Kemi bërë shpenzime pa mend, tani paratë na duhen për vete

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se pasi SHBA-të shpenzuan 7 trilionë dollarë në një strategji të pamenduar mirë në Lindjen e Mesme, është koha të investojnë në rindërtimin e vendit të tyre. Në statusin e së premtes në “Tuiter”, presidenti Trump fokusohej në çështjet ekonomike të vendit, por i drejtohej edhe politikës së ndjekur në Lindjen e Mesme.     

“Në këtë pikë dhe për të mirën e vendit, parashikoj nisjen e punës me demokratët me një model bipartizan”, është shprehur ai.

“Infrastruktura do të ishte sektori ideal për t’ia nisur. Pasi kemi shpenzuar pa asnjë logjikë 7 trilion dollarë në Lindjen e Mesme, është koha të rindërtojmë vendin tonë”, shkroi ai.

Ky mesazh vjen një ditë pasi 128 vende të OKB-së mbështetën një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme, e cila dënon vendimin e Trumpit për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit. Para votimit, Trump pati paralajmëruar se SHBA-të do t’i ndëshkojnë vendet që votojnë kundër vendimit të Uashingtonit, duke u shprehur se ato vende “marrin qindra miliona dollarë, madje edhe miliarda, dhe votojnë kundër nesh”.

“Do ta ndjekim me vëmendje votimin. Le të votojnë kundër nesh, do të na kursejnë ca para. Ne nuk na bëhet vonë”, deklaroi ai.  / RT / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy