Shkresa e Bardhit s’u lexua nga Felaj/ Berisha: E shëmtuar! S’ka ndodhur kurrë që njëra palë t’i diktojë tjetrës përfaqësimin

Shkresa e Bardhit s’u lexua nga Felaj/ Berisha: E shëmtuar! S’ka ndodhur kurrë që njëra palë t’i diktojë tjetrës përfaqësimin

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha nga Kuvendi akuzoi mazhorancën se po tenton që të futet në punët e brendshme të PD-së. Pasi kryetarja e Kuvendit nuk lexoi një shkresë të depozituar nga Gazment Bardhi, që nga Rithemelimi njihet si kreu i grupit, Berisha tha se “kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Parlamentit që njëra palë t’i diktojë tjetrës përfaqësimin”.

28 deputetë njohën Bardhin si kryetar të grupit, por Felaj refuzoi ta lexojë shkresën, duke sjellë në vëmendje që Nikolla e ka mbajtur qëndrimin mbi këtë çështje.

Siç e shikoni, në këtë seancë deputetët e dalë nga krimi, droga dhe vjedhja, përpiqen me çdo kusht t’i imponojnë për opozitë atë që duan ata, të zgjedhin edhe opozitën tuaj dhe të popullit opozitar. Nuk ka seancë më të shëmtuar, nuk ka skenë më të shëmtuar se kjo. Nuk ka asgjë më të shpifur kur ju, rregullat elementare në interes të funksionimit të këtij institucioni, i shkelmoni në akt të pastër armiqësor ndaj opozitës, pavarësisht se ajo de facto përfaqëson shumicën e shqiptarëve sot, ju jeni të aftë për çdo shkelje ligjore dhe kushtetuese. Skena të tilla, inskenime të tilla nuk kanë ndodhur kurrë në historinë e këtij parlamenti. Ka pasur akte, drama, krime të shëmtuara, por akte të tilla ku ju të përpiqeni të emëroni opozitën, t’u merrni të drejtën deputetëve të opozitës se kush do i përfaqësojë ata në këtë parlament, kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë, përveçse ndodh me ju. Ky është një akt i papërgjegjshëm, por unë u them qytetarëve edhe njëherë se ky është një akt armiqësor ndaj jush para së gjithash.

Këta duan me çdo kusht që atë vullnet ndryshe që keni shprehur, t’ua tjetërsojnë, t’ua shkelmojnë këtu në parlament. Këta nuk lënë asnjë alternativë tjetër përveç një parlamenti që funksionon si parlament njëpartiak dhe duhet fshirë nga faqja e dheut sa më shpejt të jetë e mundur. Si mund të ndodhë, ti nuk lexon shkresën e grupit kryesor parlamentar të opozitës. Si mund të ndodhë kjo? Çfarë parlamenti është ky? A keni cipë a keni turp? A keni ndërgjegje politike, a keni ndërgjegje shoqërore? Mbi ç’bazë funksionon një parlament pluralist? Po tejkaloni çdo ditë çdo limit, po rikthemi standardet më të shëmtuara, po i shkelmoni opozitës të drejtat kushtetuese më elementare. Ju po kryeni krim në parlament, po silleni si bandë, si njerëz që nuk keni minimumin e kulturës ligjore. Ku ka ndodhur në historinë e parlamentit që njëra palë t’i diktojë tjetrës përfaqësimin? Apo se kështu urdhëroheni nga Edi Rama?”, tha Berisha.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy