
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat ditore të të vaksinuarve në vend. Me anë të një postimi në Twitter, ajo shkruan se sot janë kryer 13.826 vaksinime.

Ndërsa nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë vaksinuar në total, 206 708 qytetarë.
Aktualisht po vaksinohen të moshuarit +65 vjeç, gazetarët, operatorët, policët e ndërsa më pas vaksinimi nisë për të moshuarit të moshave mbi 60 vjeç të sëmurë kronikë.



