Thyen rekord në kanalin anglez, McCardel e përshkon me not për herë të 35-të

Thyen rekord në kanalin anglez, McCardel e përshkon me not për herë të 35-të

Një rekord i cili deri më tani mbahej vetëm nga meshkujt, është thyer nga një notare femër.

Notarja australiane Chloe McCardel shkruan emrin e saj në librin e rekordeve, teksa arriti të përshkojë me not kanalin anglez për herë të 35 duke thyer rekordin e meshkujve të vendosur në 2006-ën nga Kevin Murphy me 34 herë. Notarja 35-vjeçare e përshkoi distancën prej 35 km nga Dover në Francën veriore për 10 orë e 40 minuta e për më tepër kjo ishte hera e 4 për të në 16 ditë që kalon kanalin anglez.

Chloe McCardel për më tepër është notarja e dytë që thyen rekordin e Murphy dhe me numrin më të lartë të përshkimit të Kanalit Anglez pas Alison Streeter që e ka kaluar atë plot 43 herë. për të realizuar këtë arritje, qeveria australiane arriti të sigurojë një leje të veçantë për McCardel për të udhëtuar drejt Britanisë për shkak të pandemisë Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy