Cënimi i integritetit të gjyqtarëve/ Raportimet në media,  KLP në mbështetje të KLGJ-së (VIDEO)

Cënimi i integritetit të gjyqtarëve/ Raportimet në media,  KLP në mbështetje të KLGJ-së (VIDEO)

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dalë në mbështetje të shqetësimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për të ndalur presionin që media të caktuara bëjnë ndaj gjyqtarëve që ushtrojnë funksionin pranë Gjykatës Administrative të Apelit.

KLP-së thotë në një reagim se vlerëson misionin e medias së pavarur për informimin e publikut, por duke respektuar parimin e objektivitetit dhe atë të mos cenimit të dinjitetit njerëzor, të familjes dhe mbrojtjes së jetës private. 

Etiketimet e përdorura, vlerësimet e njëanshme, pa shqyrtime të kujdesshme dhe objektive, siç e kërkon gazetaria profesionale, devijojnë raportimin e paanshëm dhe të balancuar nga media. Kjo mund të sjellë një informim jo-profesional dhe cenim të besimit të publikut tek drejtësia.

Sipas Këshillit të Lartë të Prokurorisë me qëllim që të garantohet autoriteti dhe paanshmëria e sistemit të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i bashkohet qëndrimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor në mbështetje të të gjithë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, lidhur me disa raportime mediatike që mund të rezultojnë në cenim të integritetit dhe pavarësisë së tyre.

Drejtësia e pavarur dhe profesionale  thuhet në reagim duhet të prevalojë në çdo rast, ndaj nxisim bashkëpunimin me median për një raportim të drejtë, të balancuar dhe të verifikuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy