
Një tjetër vaksinë do t’i shtohet listës së disave të tilla që po luftojnë virusin SARS-CoV-2. Vaksina e kompanisë italiane ReiThera ka gjeneruar një mbrojtje imunitare në masën 93% pas dozës së parë dhe 99% pas të dytës.
Pesë javë pas vaksinimit të parë, niveli i antitrupave që lidhin proteinën Spike dhe neutralizojnë virusin është i krahasueshëm me atë të matur në një grup referimi të pacientëve që shërohen nga infeksioni COVID-19.
Rezultatet pas pesë javëve të para nga fillimi i vaksinimit konfirmojnë atë që ishte vërejtur tashmë në Fazën 1: vaksina tolerohet mirë në dozën e parë dhe madje tolerohet më mirë në të dytën. Efektet anësore, kryesisht të lehta deri të moderuara dhe me kohëzgjatje të shkurtër, lidhen kryesisht me dhimbje dhe tension në vendin e injektimit, lodhje, dhimbje muskujsh dhe dhimbje koke. Nuk është konstatuar asnjë efekt i rëndë që lidhet vaksinën.
Tashmë vaksina italiane GRAd-COV2 hyn në fazën e tretë të testeve klinike.
Studimi, i cili filloi më 18 mars në 24 qendra klinike në të gjithë Italinë, u krye në 917 vullnetarë, 25% e të cilëve ishin mbi 65 vjeç dhe / ose me predispozitë për forma të rënda të Covid-19.
Vaksina italiane pritet të lehtësojë furnzimin në Europë, i cili dominohet kryesisht nga amerikanet Pfizer dhe Moderna.



