Avokatët Altin Goxhaj dhe Gylsen Zhllime analizuan në studion e MCN Informacion gjetjet e raportit të Komisionit Europian për Shtetin e së Drejtës në Shqipëri. Goxhaj tha se reforma në drejtësi ka dështuar pasi janë zhbërë të gjithë mekanizmat që e bëjnë drejtësinë sistem komunitar.
Ata që kanë shkruar raportin janë bashkautorë të këtij krimi. Dështim total për ne, sukses i madh për Sorosin. Sorosi është problem themelor në këtë vend. Ne themi të vërtetën dhe askush nuk na dëgjon. E kemi thënë në 2014 që kjo reformë nuk duhet të bëhet.
Pres të ndryshojë Kushtetuta dhe Rama të bëhet president me kompetenca kryeministrore si Macroni.
Reforma në drejtësi është futur si kancer në Kushtetutë. Pra, duhet reformë kushtetuese.
Gjykata e Lartë ka nevojë për 4-5 fish gjyqtarë. Duhen futur ndihmësgjyqtarë, jo siç bëri Delina Fico me njerëzit e Sorosit. Janë zhdukur të gjithë mekanizmat që e bëjnë drejtësinë sistem komunitar.
Duke u ndalur në mënyrë të veçantë te raporti, Goxhaj tha se ka rezerva në lidhje me vetë Bashkimin Europian dhe institucionet e tij.
Unë jam euroskeptik. Europa ka formën e Bashkimit Sovjetik. Ajo duhet të ndryshojë. Kush ka kulturë dhe informacion se Europa sot është në ditën e saj më të diskredituar. Mendoj që euro është varr për shqiptarët, nuk është zgjidhje. Po ta shohësh, Shqipëria e Ramës do të jetë një mbretëri. Projekti i këtyre për Shqipërinë është shpopullimi. Ka konsensus ndërkombëtar që Shqipëria të zbrazet. Nuk ka të dhëna që nuk i dimë. Të gjithë e dinë të vërtetën, thjesht e fshehin.
Ndërsa avokati Gylsen Zhllima tha se reforma në drejtësi ishte një proejkt i realizuar që të dështojë. Zhllima u ndal në mënyrë të veçantë te ligji që prek pronën. Ai
Kur ke vakanca, atëherë nuk kryen dot punë në sistemin e drejtësisë. Në raport për herë të parë është vendosur emri i Edi Ramës. Flitet për arrestimin e Veliajt, Sali Berishës. Për Ramën flitet për ndërhyrjen në sistemin e drejtësisë.
Ku ka në Kushtetutë të botës të vendosësh institucion të huaj që merret me filtrimin e magjistratëve. Të gjithë të korruptuarit i ke sot në sistemin e drejtësisë. Është projekt i realizuar që të dështojë.
Ligji 2020 është shkatërrimi më i madh përsa i përket pronës. Qeveria ndërhyn dhe bën çfarë i do qejfi. Është skandaloze.
Unë dua të inkurajoj çdo magjistrat që i nënshtrohet Kushtetutës. Për ata që lejojnë veten të përdoren si prezervativ i qeverisë dhe pushtetit, është përgjegjësi e tyre të japin dorëheqjen. Nuk mundet që këta individë për interesa personale të shkelin Kushtetutën. Ne kemi detyrë të çojmë klasën politike në shtëpi përmes votës jo përmes burgut.



