
India planifikon të mbërrijë në polin jugor të hënës në muajin shtator, tre vjet përpara afatit të caktuar për të dërguar një ekuipazh në hapësirë, pasi Kryeministri Narendra Modi kishte planifikuar një garë të këtij lloji.
Misioni i dytë i Indisë në në Hënë do të ketë një orbitë, një ulëse, dhe sipas të gjitha gjasave, do të niset ndërmjet dative 9 -16 korrikut, njofton Organizata e Kërkimit Hapësinor Indian përmes një deklaratë të mërkurën vonë. Të gjitha modulet janë duke u përgatitur për nisjen me një ulje të planifikuar në Hënë, më 6 shtator, sipas deklaratës.
Kryeministri Modi, i cili po kërkon një mandat të dytë në zgjedhjet e tanishme të përgjithshme, ka qenë agresiv me politikat e tij hapësinore. Në mars, Modi tha se India gjuajti një raketë për të rrëzuar një nga satelitët e saj në orbitën e ulët të Tokës, duke u bashkuar me Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Kinën, në një grup elitësh të shteteve, të cilat kanë për synim satelitët.
Në misionin e dytë në hënë, India do të kërkojë të studiojë potencialin për nxjerrjen e një burimi të energjisë bërthamore pa mbetje, që mund të jetë me vlerë miliona dollarëshe, përveç eksperimenteve të tjera shkencore, tha në një intervistë vitin e kaluar, K. Sivan, kryetari i ISRO.



