
Dhjetë institucione janë mbledhur për të diskutuar për rastin e dhunës së babait ndaj vajzës 6-vjeccare në Kamëz, për mënyrën se si do të trajtohet në vijim rasti dhe masat që do të merren.
Drejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, Alma Tandili, e ftuar në edicionin e lajmeve në MCN TV, u shpreh se një rast i tillë çnjerëzor, po verifikohet nga të gjitha institucionet, kurse është cilësuar si rasti i parë që pas dhunës së tillë, rrezikohet jeta e fëmijës.
“Vajza po rrezikon jetën, bëhet fjalë për herë të parë për një fëmijë të dhunuar nga babai në Shqipëri, që po rrezikon jetën. Është dhunë seksuale, fizike, psikologjike, shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, në këtë rast të fëmijëve. Është rast i rëndë për mënyrën se si ke vepruar babai me vajzën, jo vetëm të turpshme, por futtë te tortura, nuk po flas për mënyrën e penetrimit, ajo do të verifikohet, por edhe kafshimi, futet te pjesa e dhunës seksuale të pastër, është e dukshme në shenjat trupore, dhunë seksuale të paprecedent”
Sipas Tandilit, rasti, të bën të kujtosh se jetojmë dikur në viset primitive të Amazonit, ku megjithatë mbijeton instinkti, që dallon njeriun nga kafsha. Së këndejmi, drejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, vlerëson se të bëhen ndryshime ligjore, për të ndëshkuar rast të tilla.
“Kemi analizuar dhe nuk po gjejmë një rast të ngjashëm me rastet e mëparshme. Ajo çfarë na bën neve më të zëshëm, këtu futet pjesa jo ligjore, por humane, dhe ky rast duhet bëhet shembull ligjor, që kush dhunon një fëmijë të vogël, të merren masa të ndëshkimit, në mënyrë që kush ta dëgjoj më pas, ti bëhet e ditur se ky është krim çnjerëzor, dhe nuk është normal një gjë e tillë. Ajo që po vërehet përditë e më shumë është se po pranohet një dhunë e pranueshme në familje. Kjo nuk është dëgjuar as në viset më primitive të Amazonit, edhe kafsha që është kafshë, ka instinktin për të mbrojtur, prandaj nuk po bëjmë dot një lidhje, si është e mundur një dhunë e tillë.
Drejtoresha Tandili, thotë së nëse verifikohen se të dy prindërit kanë abuzuar njëri me aktin, dhe tjetri duke mos e raportuar dhunën, do të shihet edhe mënyra e heqjes së kujdestarisë së vajzës.
“Në raste se gjykojmë dhe dalim në ekzaminime që janë absolute dhe të padiskutueshme, natyrisht që do të jetë edhe heqja e kujdestarisë se të dy prindërve”.



