
Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të godasë më tej buxhetet e familjeve shqiptare.
Numri i familjeve veçmas gjatë dimrit që konsumojnë mbi 800 kwh në muaj është më i lartë, me të paktën 90 mijë familje.
Duke u nisur nga fakti se çfarë i pret familjet pas muajit nëntor, qytetarët për mikrofonin e “MCN live”, shprehen të hezituar të flasin se çfarë do të ndodh në këtë aspekt për xhepin e tyre.
Ata shprehen se nuk kanë gjë në dorë, pos të kursejmë.
I paguajmë faturat muaj për muaj, ne si pensionistë mundohemi të kursejmë, pasi çdo gjë punojmë më korrent në shtëpi.
Faturat na kanë shkuar nga 35 mijë deri në 50 mijë lek, varet, tani se dimë çfarë do të ndodhë.
Duhet të kursejmë, të ngrohemi me batanije dimrit, të kursejmë.
Që kur doli kjo, po mundohemi të kursejmë, fikim dritat, gatuajmë një herë në ditë, heqim prizën e dushit, kaq më shumë nuk bëjmë dot.
Faturat më shkojnë deri ne 45 mijë lek, tani se dimë sa do vejnë.



