Nga skandali i VIA-s te Aeroporti i Vlorës, Pacolli denoncon ish-bashkëpunëtorët: Vodhën 14 mln euro të kompanisë

Nga skandali i VIA-s te Aeroporti i Vlorës, Pacolli denoncon ish-bashkëpunëtorët: Vodhën 14 mln euro të kompanisë

Presidenti i AKR-së dhe sipërmarrësi i njohur, Behgjet Pacolli, ka thyer heshtjen përmes një reagimi mjaft të ashpër publik, duke denoncuar me emra konkretë atë që ai e konsideron si një fushatë të gjerë e të mirëorganizuar propagande, shantazhi dhe manipulimi opinionit publik që është zhvilluar prej kohësh me qëllim dëmtimin e imazhit të tij, të vëllait të tij dhe të mbarë familjes Pacolli. 

 

Në reagimin e tij, Pacolli ka hedhur akuza të rënda të cilat prekin investime madhore që kapin vlerën e miliona eurove, duke u ndalur specifikisht te pengesat ligjore dhe mediatike ndaj projektit "VIA", aludimet rreth projektit "Delphos", si dhe te prapaskenat financiare që po shoqërojnë punimet në Aeroportin e Vlorës. 

 

Në qendër të këtij denoncimi, Pacolli ka pozicionuar dy figura konkrete, Valon Ademin dhe ish-administratorin e "VIA-s", Valon Llukën, duke u shprehur se ky i fundit, përmes mashtrimeve dhe veprimeve të dyshimta, i ka shkaktuar sot për sot dëme prej më shumë se qindra milionash kompanisë ku u ngrit profesionalisht dhe së cilës i ishte besuar drejtimi për më shumë se 19 vite me radhë. 

 

Sipërmarrësi ka zbardhur edhe një skemë tronditëse të përvetësimit të fondeve, duke deklaruar në mënyrë të drejtpërdrejtë: “Do të flasim gjithashtu edhe për një aferë prej 30 kamionësh, të cilët Valon Lluka dhe Valon Ademi i blenë fillimisht me 14 milionë euro të kompanisë 'Mabco', e pasi dërguan fotografitë si dëshmi se mjetet kishin mbërritur, i shitën po atë ditë duke i inkasuar të gjitha paratë direkt në xhepat e tyre”.

 

Më tej, Pacolli ka ngritur dyshime të mëdha mbi mënyrën se si u financuan punët që pretendon se ka kryer Valon Ademi në Aeroportin e Vlorës, duke nënvizuar se ato punime u paguan për herë të dytë përmes një kredie të marrë nga BKT-ja, kredi të cilën sot kjo bankë po kërkon me ngulm që të shlyhet nga ana e kompanisë "Mabco". 

 

Për këtë arsye, ai ka bërë të ditur se që nga tetori i vitit të kaluar po kërkojnë zyrtarisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë që të lejojë një auditim të plotë financiar. 

 

Në mbyllje të deklaratës, Pacolli ka shprehur mirënjohjen e tij për organet e Prokurorisë që dëshmuan se ndaj tij dhe vëllait të tij asnjëherë nuk ishte ngritur asnjë hetim apo aktakuzë, pavarësisht faktit se eksponentë të ndryshëm kishin tentuar ta ndalonin vëllain e tij pa asnjë urdhër zyrtar apo arsye ligjore, por thjesht duke abuzuar me forcën politike, teksa shtoi se shpreson që drejtësia nëpër shtetet ku këta persona vepruan do të thotë fjalën e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy