Suedia, kisha përgatit varre për 30 mijë ushtarë në rast lufte apo fatkeqësie të rëndë

Suedia, kisha përgatit varre për 30 mijë ushtarë në rast lufte apo fatkeqësie të rëndë

Kisha e Suedisë në Goteborg është ngarkuar nga Agjencia Kombëtare për Emergjencat Civile të përgatitet për mundësinë e varrosjes së 30.000 ushtarëve në rast lufte ose një “katastrofe të madhe”, raporton Nordic Times.

Liderët suedezë, shkruan gazeta, janë përpjekur së fundmi të përcjellin mesazhin se Suedia tashmë është në luftë me Rusinë, ose të paktën se lufta mund të bëhet realitet së shpejti.

Agjencia Kombëtare për Emergjencat Civile u kërkoi kishave suedeze dhe drejtuesve të funeraleve të përgatisin dhe sigurojnë terrenin për të varrosur një numër shumë të madh të vdekurish brenda një kohë të shkurtër.

“Duhet të jemi gati për të varrosur ushtarët e rënë. Kjo është diçka e re që ne të fillojmë përgatitjen”, tha Katarina Evenseth, drejtuese e varrezave në Kishën Luterane të Suedisë, e cila drejton shumicën e varrezave në komunën e Goteborgut.

Drupal Ad

Agjencia Kombëtare për Emergjencat Civile i kërkoi qytetit të përgatiste dhjetë hektarë tokë në mënyrë që ekuivalenti i 5% të popullsisë të mund të varrosej brenda një kohe të shkurtër.

“E veçanta e varreve të luftës është se trupat e ushtarëve të rënë duhet të mund të transferohen në vendet e tyre të origjinës ose qytetet e origjinës kur situata të jetë përsëri e qetë”, përfundoi Evenseth, e intervistuar nga radioja publike suedeze Sveriges Radio.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy