Marinela Sheha, presidente e Qendrës Kulturore në Paris, Iviana Gjineci, zv/president, dhe Isa Myshketa, bashkëpunëtor, rrëfyen në studion e MCN Informacion arsyet që i shtynë të ndërmerrnin nismën e hapjes së një qendre që mbledh shqiptarët e kryeqytetit francez.
Iviana Gjineci
Për mua të qenit pjesë e diasporës është edhe detyrim. Atë që mësojmë për veten duhet ta kalojmë edhe te brezat e tjerë. Nisma ime nisi kështu.
Diaspora pariziane është elitare. Janë të edukuar dhe kanë shumë pritshmëri. Ne kemi qenë ndër të parët që kemi mbledhur 400 shqiptarë në mes të Parisit. Jemi një grup që bëhemi shoqëri shumë e mirë. Është një organizim vullnetar. E bëjmë me dëshirë dhe me zemër, ndaj çdo gjë na ka funksionuar shumë mirë.
Marinela Sheha
Të rinjtë që na bashkohen janë të entuziazmuar. Na pyesin dhe janë të gatshëm të na pyesin për evente. Ne jemi gati ta përhapim nismën edhe në qytete të tjera të Francës.
Është një qendër private. Financimet tona përveç donacioneve janë nga bizneset shqiptare atje. Kemi mbështetje jofinanciare nga institucionet zyrtare në Paris.
Isa Myshketa
Ka vështirësi duke pasur edhe angazhime të tjera. Ka pritshmëri nga njerëzit që marrin pjesë në eventet tona. Me energjinë dhe pozitivitetin që kemi u kemi bërë ballë sfidave deri tani. Organizimi i aktiviteteve tona shtrihet te të gjithë shqiptarët. Artistë shqiptarë na janë bashkuar. Po organizojmë evente me shkrimtarë dhe intelektualë.



