
Katër punonjës të administratës shtetërore, janë marrë zyrtarisht të pandehur nga Prokuroria e Tiranës si përgjegjës të publikimi të listave të pagave.
Ndaj Eni Qirjakos, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomit rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsion aktiv dhe pasiv në sektorin privat si dhe ndërhyrjet në sistemet kompjuterike.
Hetimet e Prokurorisë të kryera nga prokurori Bledar Valikaj, nisën kryesisht pas publikimit në media të listës së pagave paga dhe ID të rreth 630 mijë qytetarëve.
Objekti i hetimit për prokurorët u bë nxjerrja në rrjetet sociale në datën 22 dhjetor të 2021 si dhe në aplikacionin Whtastapp të një raporti të lidhur me të dhënat sensistive, siç janë listë-pagesat e të punësuarve në institucione shtetërore dhe ata në sektorin privat.
Në dëshmitë e dhëna në fazën paraprake të hetimit, prokurorët kanë mundur të sigurojnë informacion se për nxjerrjen e këtyre të dhënave specialistët e IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve kanë përfituar shuma prej 20 mijë lekëve të reja.
Ndërsa prokurorët kanë theksuar se po hetojnë edhe se kush kanë qenë personat e interesuar për t’i poseduar këto të dhëna, pasi të pandehurit kanë pretenduar se pas qëndrojnë subjekte politike.



