Zjarr në nënstacion, defekt në stacionin e pompimit/ Pa ujë e pa drita disa zona të Tiranës

Zjarr në nënstacion, defekt në stacionin e pompimit/ Pa ujë e pa drita disa zona të Tiranës

Zona të tëra të Tiranës kanë mbetur pa energji dhe pa ujë si pasojë e defekteve në stacionet e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe ato të pompimit të ujit. Kështu, një defekt në stacionin e pompimit në Bërxull dhe Laknas ka lënë pa ujë disa zona.

Sipas UKT-së, do të ketë kufizime në Fushë-Mëzes, fshatrat Bërxull dhe Domje, Yzberisht, Kodër Kamëz. Kufizime do të ketë edhe në rrugën dytësore në autostradën Tiranë – Durrës.

Ndërkohë, një zjarr që përfshiu nënstacionin e Kasharit sot rreth orës 02.35 ka shkaktuar djegien e fidrave 20 kilovolt. Si pasojë, OSHEE-ja njofton se zonat pa energji elektrike do të jenë një pjesë e Kamzës, Kasharit dhe e autostradës në të dyja kahet, deri në Vorë, Yzberishti, Mëzes dhe Unaza e Re.

OSHEE bën të ditur se zjarri është shuar me ndihmën e zjarrfikësve, dhe aktualisht po punohet për riparimin e dëmit, i cili vlerësohet i përmasave serioze, pasi do të duhen disa orë për kthimin në punë të 20 fidrave të djegur dhe vënien në punë të Nënstacionit Kashar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy