Një 70 vjeçar i kthyer një javë më parë nga Anglia vrau me armë zjarri fqinjin e tij 55 vjeçar si dhe plagosi fqinjin tjetër, në rrugën "Fatos Shupi" në Laknas. Autori dhe dy fqinjët janë konflikuar për kanalin e ujërave të zeza.
70-vjeçari Maliq Marku me origjinë nga Dibra vrau duke e qëlluar katër herë me pistoletë fqinjin e tij 55 vjeçar Shefqet Hasa, si dhe plagosi fqinjin tjetër, Besim Keqa në rrugën "Fatos Shupi", të dy nga Hasi.
Lidhur me këtë ngjarje gazetari Besmir Pula për MCN Live bën me dije se ditën e djeshme rreth orës 14:30 ka ndodhur ngjarja e rëndë në Kamëz ku viktimë mbeti Shefqet Hasa ndërsa është plagosur një tjetër.
Konflikti ka ndodhur për një kanal të ujërave të zeza. Sa i përket të plagosurit dje është raportuar se është Besim Keci 50 vjeçar por sipas burimeve kemi mësuar se i plagosur është 25 vjeçar dhe është komshi me të ndjerin dhe autorin e krimit të rëndë.
Autori i krimit kishte një javë që ishte kthyer nga Anglia dhe kanali i ujërave të zeza ka qenë zanafilla e këtij konflikti. Maliq Marku kur është kthyer nga Anglia ka kërkuar që dhe ai të hidhte ujërat e zeza në atë kanal por është hasur me probleme të banorëve që e kanë hapur vetë atë kanal. 70-vjeçari ka tentuar të vrasë dhe 25-vjçarin por dhe pse i plagosur me dy plumba 25-vjeçari ka mundur të largohet.
Ky konflikt ka nisur prej vitesh te këta banorë për kanalin e ujërave të zeza. Fillimisht kanalizimet kalonin në truallin e autorit të ngjarjes por më pas ai ka kundërshtuar dhe s’ka lejuar që të kalojnë në oborrin e tij dhe një grup banorësh individualisht kanë hapur një kanal me fondet e tyre që kalon në rrugë.
Më pas vetë Maliqi pasi është kthyer nga Anglia ka kërkuar që dhe ai të kalonte ujërat e zeza te ky kanal i hapur individualisht nga banorët. Autori i ngjarjes ka qenë problematikë me të gjithë banorët e lagjes dhe nuk ka marrë pjesë as te pagesat për punimet që janë bërë. Këtu kemi institucione që nuk ndërhyjnë, iniciativa të banorëve për të gjetur vetë zgjidhje dhe përfundojnë më pas në ngjarje të tilla.



