Brexit/ Kryebashkiaku i Londrës kërkon një referendum të dytë

Brexit/ Kryebashkiaku i Londrës kërkon një referendum të dytë

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, kërkon një tjetër referendum për daljen e Britanisë nga BE-ja.

Khan thotë se britanikëve u duhet dhënë një mundësi e dytë, në kushtet kur negociatat e kryeministres May nuk kanë shënuar përparim.

Afati për largimin e Britanisë nga BE është 29 marsi. Planet e kryeministres May nuk janë pranuar, ndërsa vetë Unioni dhe liderët e bizneseve po debatojnë në mënyrë që njerëzve t’u jepet mundësia të thonë fjalën e fundit për dialogun me Brukselin.

Kryeministrja May e ka përjashtuar mundësinë e një referendum të dytë pas atij të mbajtur 2 vjet më parë, i cili vendosi daljen e Britanisë nga BE-ja.

Khan, i cili është anëtar i Partisë Laburiste, thotë se Britania ndodhet para opsioneve “marrëveshje e keqe” apo “asnjë marrëveshje” Brexit-i, të dyja shumë të dëmshme për Britaninë.

Në një opionion të botuar në “Observer”, Khan shprehet se mënyra sesi qeveria po i menaxhon negociatat kërcënon standardet e jetesës, ekonominë dhe vendet e punës. Në këtë mënyrë, sipas tij, votuesit kanë të drejtë të thonë fjalën e tyre.

Khan mbështet një referendum të dytë, një qëndrim që mund të ushtrojë presion te lideri i laburistëve Jeremy Corbyn për të zbutur kundërshtimin e ashpër që i bën kësaj ideje.

Laburistët pritet të mblidhen në një konferencë 4-ditore javën tjetër.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy