Raportimi i ngjarjeve të rënda, Lekli: Shpeshherë mediat abuzojnë dhe ngarkojnë emocionalisht shoqërinë

Raportimi i ngjarjeve të rënda, Lekli: Shpeshherë mediat abuzojnë dhe ngarkojnë emocionalisht shoqërinë

Për psikologen Marsela Lekli shpesh herë mediat abuzojnë teksa raportojnë lajmet e kronikës së zezë duke mos respektuar dhimbjen e familjes së viktimave. Në “Stay Tuned”, Lekli tha se këto lajme nuk duhet të transmetohen më shabllon sepse ngarkojnë emocionalisht shoqërinë dhe ndikojnë në një farë mënyrë tek personat që janë të dhunshëm. Sipas Leklit në vendin tonë nuk ka norma respekti dhe se shumëkush rend pas klikimeve dhe bujës që bën një lajm i caktuar.

Shpesh herë është abuzuar. Risjell në vëmendjen e rastin e djalit në Fier që u vra nga komshiu me probleme të shëndetit mendor. Transmetimi shabllon i atij lajmi linte për të dëshiruar, mund ta japësh si lajm, duhet të respektojmë fillimisht dhimbjen e familjes, dhimbjen e të afërmeve. Nuk i kemi fare këto norma respekti. Mjafton që është lajmi, bëhet, merren klikimet, bëhet buja e madhe, por për atë familje që vuan kush mendon. Dikush e bën kronikë  të zezë, dikush e zbut pak më shumë. Jam e mendimit që këto lajme nuk duhet të transmetohen më sepse po ngarkojnë shumë emocionalisht shoqërinë, por dhe ndikojnë tek disa persona që janë dhunues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy