Nga Jonida Hitoveizi---Përkthyesi dhe shkrimtari i njohur Edmond Tupja, do të jetë në panairin e sivjetshëm të librit me një përmbledhje me poezi, ku do të lërë autografe për dhimbjen e tij. Dëshpërim, dorëzim, brenga e një prindi, i cili jeton me frikën se për fëmijën e tij, nuk ka të ardhme. “Tani e kuptoj vetvetiu, sa pak vlen njeriu sot, kur lë pas një fëmijë jetim, pa të ardhme si Gesi im”, shkruan Tupja për të birin e tij autik, teksa vjen në një rrëfim të sinqertë ku thotë se hedhja e kësaj brenge në letër nuk ka qenë aq e lehtë, ashtu siç vetë kujdesi, përkushtimi dhe durimi përgjatë këtyre viteve për djalin e tij të sëmurë. “Kam qarë shpesh kur po shkruaja poezitë” rrëfen ai për Tema Tv.



