Partia e Blushit: Të shtysh regjistrimin e koalicioneve, njësoj si të shtysh zgjedhjet

Partia e Blushit: Të shtysh regjistrimin e koalicioneve, njësoj si të shtysh zgjedhjet

Partia LIBRA e Ben Blushit është kundër shtyrjes së afatit të regjistrimit të koalicioneve në KQZ.

Përmes një deklarate për mediat, LIBRA thotë se nëse KQZ merr parasysh këtë kërkesë, dëshmon edhe njëherë varësinë politike të këtij institucioni.

Deklarata e plotë

Dy partitë që qeverisin prej katër vitesh i kane kërkuar sot KQZ të ndryshojë afatet e rregjistrimit të koalicioneve zgjedhore.

LIBRA gjykon se kjo kërkesë, të cilën KQZ me sa duket do ta marrë parasysh, dëshmon për varësinë politike të këtij institucioni nga qeveria dhe cënon standartet zgjedhore pa nisur zgjedhjet.

Të shtysh afatin e rregjistrimit të koalicioneve pas datës 18 prill është njëlloj si të shtysh 18 qershorin.

Kjo kërkesë antiligjore, e cila i fut zgjedhjet në një rrugë të panjohur, nuk mund të ketë asnjë efekt, pasi KQZ nuk e ka tagrin të shtyjë një afat të përcaktuar në menyrë të qartë nga Kodi Zgjedhor i Republikës, i miratuar me 3/5 e Parlamentit.

LIBRA denoncon këtë tentativë, e cila nuk bëhet për të përmirësuar standartet zgjedhore, por për të mbyllur llogaritë e koalicionit qeveritar, i cili po  saboton zgjedhjet me marrëveshje.

Në kushtet kur vendi po mbetet pa President, pa Zgjedhje, pa Sistem Drejtësie, LIBRA e konsideron këtë akt një grusht shteti të partive në pushtet dhe të një partie në opozitë, të cilat po sabotojnë institucionet për shkak të korrupsionit, dhe frikës nga drejtësia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy