Sulmi me dy fëmijë të vrarë në Britani/ Arrestohet 17 -vjeçari, mister motivi i ngjarjes

Sulmi me dy fëmijë të vrarë në Britani/ Arrestohet 17 -vjeçari, mister motivi i ngjarjes

Dy fëmijë u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën, duke përfshirë dy të rritur që po përpiqeshin të mbronin të miturit, në sulmin vdekjeprurës që ka tronditur Britaninë.

Tetë prej të plagosurve janë në gjendje kritike. Një djalë 17-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Sipas policisë, ai është nga Cardiff dhe jetonte në fshatin Banks pranë Southport.

Lule pranë vendit të ngjarjes në Hart Street, Southport, ku dy fëmijë vdiqën dhe nëntë u plagosën në sulmin me thikë të hënën.

Pavarësisht arrestimit të autorit të dyshuar i cili jetonte vetëm 8 kilometër larg vendit të ngjarjes policia thotë se motivet e sulmit mbeten ende të paqarta dhe se për momentin është përjashtuar pista e një sulmi terrorist.

Ngjarja u regjistrua në një klasë kërcimi për fëmijë të grupmoshës 6-11 vjeç. Teksa e cilësoi një prej ngjarjeve më të tmerrshme shefja e policisë në Merseyside Emily Spurrull u shpreh e tronditur për sulmin.

Një nga të rriturit ndërkohë i plagosur në sulmin e djeshëm ishte një biznesmen i cili u përpoq të ndalonte sulmuesin. Jonathan Hayes, 63 vjeç, u godit me thikë në këmbë pasi u përpoq të ndërhynte, tha gruaja e tij.

Mesazhe për viktimat e goditjeve me thikë dhe të dashurit e tyre janë lënë pranë vendit të ngjarjes në Hart Street, Southport.

Shumë dëshmitarë raportuan se kishin parë disa fëmijë të vegjël të gjakosur në rrugë, dhe njëri prej tyre tha se kishte dëgjuar një grua duke bërtitur “vajza ime është goditur me thikë”.

Një gazetar lokal tha se ai “nuk kishte parë kurrë diçka të tillë”. “Prindërit qanin dhe bërtisnin. Ishte e tmerrshme. Ishte si një skenë nga një film horror, tha një dëshmitar për Press Association.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy