Ministria e Jashtme reagon për shqiptarin që është në koma në Francë

Ministria e Jashtme reagon për shqiptarin që është në koma në Francë

Prej rreth 7 ditësh, në spitalin e Marsejës në Francë ndodhet në gjendje kome Florenc Beqiraj nga Shkodra.

Ai mbahet në jetë me aparatura dhe heqja e tyre do të thotë fundi i jetës së tij.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me gjendjen e shqiptari Florenc Beqiraj në Francë, i cili prej datës 15 dhjetor ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në reanimacionin e spitalit Nord të Marsejës. 

Sipas deklaratës, 23 vjeçari ka tentuar të kryej vetëvrasje duke u vetëvarur gjatë qëndrimin në qendrën e grumbullimit të personave pa dokumente, në Marsejë.

Në Francë ndodhet edhe babai i të riut. 

Deklarata e Ministrisë së Jashtme: 

Shtetasi shqiptar Florenc Beqiraj, lindur më 27.09.1994, ndodhet që prej datës 15 dhjetor 2017 në spitalin Nord të Marsejës, pavijoni i reanimacionit Léon, në gjendje kome për shkak të mosfunksionimit të pjesës më të madhe të trurit, pothuajse pa asnjë shpresë për të jetuar. Pacienti mbahet në jetë nëpërmjet makinerive të asistencës vitale.

Nga informacionet e deritanishme Sherbimi konsullor pranë Ambasadës tonë në Francë, është informuar nga burime të autoriteteve policore, se kjo situatë ka ardhur si pasojë e një tentative për vetëvrasje (me varje), që shtetasi në fjalë ka kryer gjatë qëndrimit të tij në qendrën e grumbullimit të personave pa dokumente, në Marsejë.

Sidoqoftë, për momentin nuk ka një version zyrtar të ngjarjes, të konfirmuar nga organet hetimore e gjyqësore, duke qenë se hetimet ende nuk kanë përfunduar.

Shërbimi konsullor, që në datën 15 dhjetor 2017,ka qenë në mënyrë të pandërprerë në kontakt me spitalin, familjarët dhe me autoritetet që po merren me hetimet. Dje, pranë pacientit u paraqit i ati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy