
UNHCR, Agjencia e Refugjatëve e Kombeve të Bashkuara "me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve u kërkon shteteve evropiane të marrin në konsideratë parimet e njerëzimit dhe dhembshurisë" dhe të lejojë zbarkimin e emigrantëve, që gjenden prej tetë ditësh në bordin e “Sea Watch”.
Thirrja vjen pasi evakuimit të dhjetë vetëve në Lampedusa për arsye mjekësore fundjavën e kaluar. "Tetë ditë pasi u shpëtuan nga anija “Sea Watch 3”, një grup prej 43 vetësh, përfshirë tre të mitur të pashoqëruar, mbeten të bllokuar në det dhe kanë nevojë urgjente për strehë të sigurt", tha UNHCR në një deklaratë . "Evropa, ka luajtur një rol themelor në krijimin e arkitekturës ligjore që mbështet ligjin ndërkombëtar të azilit. Tani është koha për ta risjellë atë histori të lavdishme në ndihmë të njerëzve në arrati ", tha Vincent Cochetel, i dërguari i posaçëm i UNHCR-së për Mesdheun Qendror.



