
Diplomati i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, deklaroi këtë mëngjes se Bashkimi Evropian do të sigurojë një tjetër mbështetje ushtarake në vlerë prej 500 milionë euro për Ukrainën.
Borrell shprehet i bindur ndër të tjera, se një marrëveshje mund të arrihet në ditët e ardhshme për të rënë dakord për një embargo ndaj naftës ruse.
Qysh nga nisja e agresionit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt, Bashkimi Europian ka ofruar disa herë mbështetje.



