“Arrest me burg” ka caktuar Gjykata e Durrës për 26-vjeçarin Arbër Xhaxhaj, i cili u aksidentua pranë mbikalimit të plazhit ku si pasojë mbeti e vdekur 18-vjeçarja Vikena Greku.
Aksidenti fatal u shënua mbrëmjen e 15 janarit në Durrës, në zonën e Urës së Dajlanit, ku automjeti tip BMW X5 doli nga rruga dhe ra nga ura, duke përfunduar rreth 30 metra më poshtë.
Si pasojë e aksidentit, humbi jetën pasagjerja 18-vjeçare Vikena Greku, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe dy këmbësorë mbetën të plagosur.
Shoferi i automjetit Xhaxhaj, rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë.
Nga përplasja e fortë, makina theu mbrojtëset metalike dhe ra nga ura, duke përfunduar brenda një biznesi që tregtonte lule.



