Lajçak takim me Hysenin dhe Gjuriq: Finalizuam disa çështje para takimit të shtatorit

Lajçak takim me Hysenin dhe Gjuriq: Finalizuam disa çështje para takimit të shtatorit

Para takimit të nivelit të lartë i paraparë për muajin shtator, lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi, i dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka postuar disa fotografi të takimit me përfaqësuesit e dy shteteve në nivelin e ekspertëve, Skender Hyseni dhe Marko Gjuriq, me të cilët është takuar sot.

Diplomati sllovak ka shkruar se para takimit të liderëve është takuar me koordinatorët e Kosovës dhe Serbisë për të përfunduar çështjet që janë diskutuar në takimet e fundit.

“Para takimit të nivelit të lartë mes Beogradit dhe Prishtinës që do të mbahet në fillim të shtatorit, u takova sërish me negociatorët/koordinatorët në Bruksel për të punuar në përfundimin e çështjeve që janë diskutuar gjatë takimeve të fundit”, ka shkruar Lajçak.

Sot në Bruksel janë takuar sërish Kosova dhe Serbia në nivelin e ekspertëve të përfaqësuar nga Skender Hyseni dhe Marko Gjuriq.

Në kryeqytetin evropian do të takohen në fillim të shtatorit Avdullah Hoti dhe Aleksander Vuçiç për të vazhduar dialogun e niveli të lartë.

Kryeministri kosovar dhe presidenti serb do të takohen më 4 shtator edhe në kryeqytetin amerikan me ftesë të Këshilltarit për Siguri Kombëtare të ShBA’së, Robert O’Brien.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy