Biden: Ndalimi i kontrollit të fakteve nga Meta, e turpshme

Biden: Ndalimi i kontrollit të fakteve nga Meta, e turpshme

Të thuash të vërtetën është e rëndësishme. Dhe ideja që miliarderët mund të thonë që tani e tutje nuk kemi pse të kontrollojmë asgjë, mendoj se është vërtet e turpshme.

Drupal Ad

Me këto fjalë e komentoi Presidenti amerikan Joe Biden vendimin e Metës para gazetarëve në orët e fundit, lidhur me heqjen dorë nga kontrolli i fakteve.

Siç njoftoi ditët e fundit nga numri një Meta, Mark Zuckerberg, Facebook dhe Instagram po i thonë lamtumirë verifikimit të fakteve duke ndjekur modelin e X, rrjetin social të Elon Musk.

Pika e kthesës së Metës konfirmon linjën e tij miqësore ndaj presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e konsoliduar me emërimin e republikanit Joel Kaplan si Shef i Çështjeve Globale të Metës dhe me përfshirjen e Dana White në Bordin e Drejtorëve.

Zuckerberg, i cili do të dhurojë 1 milion dollarë për inaugurimin e Trump si President, njoftoi shkarkimin e kontrolluesve të fakteve me një video në profilin e tij.

Ka shumë censurë. Ne do të kthehemi te rrënjët tona dhe do të fokusohemi në reduktimin e gabimeve, thjeshtimin e politikave tona dhe rivendosjen e shprehjes së lirë në platformat tona.

Ne do të heqim qafe kontrolluesit e fakteve dhe do t’i zëvendësojmë ato me shënime të komunitetit të ngjashëm me X, duke filluar nga SHBA.

Ne kemi ndërtuar sisteme komplekse për të moderuar përmbajtjen % e postimeve, janë ende miliona njerëz.

Kemi arritur në pikën ku ka shumë censurë dhe ka shumë gabime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy