Përkujtimi i Viktimave të Gjenocidit/ Cakaj: Asnjë politikë e mohimit nuk mund të zhbëjë krimet e kryera nga Serbia në Kosovë

Përkujtimi i Viktimave të Gjenocidit/ Cakaj: Asnjë politikë e mohimit nuk mund të zhbëjë krimet e kryera nga Serbia në Kosovë

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka kujtuar e nderuar çdo viktimë të pafajshme të praktikave gjenocidiale në botë, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit.

“Sot kujtojmë veçanërisht viktimat e gjenocidit të ushtruar mbi popullin shqiptar të Kosovës nga Serbia në luftën e fundit në Kosovë”, u shpreh Cakaj në reagimin e tij.

Sipas Kryediplomatit Cakaj, fatkeqësisht Serbia jo vetëm që nuk ka kërkuar falje ende, për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e kryer në Kosovë, por vazhdon të mbajë të fshehur fatin e mijëra shqiptarëve të zhdukur nga lufta e fundit.

“Në një ditë si kjo, vlen të theksohet se asnjë strategji e relativizimit dhe asnjë politikë e mohimit, që sot mjerisht mbizotëron në Serbi, nuk mund të ndryshojë të vërtetën e luftës së fundit dhe as t’i zhbëjë krimet makabre të kryera nga Serbia në Kosovë”, vijoi Cakaj.

Kreu i Diplomacisë theksoi se përkushtimi për një të ardhme paqësore nuk nënkupton edhe harresën e gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë. Sipas tij, nderimi i viktimave, kërkim-falja nga ana e Serbisë e zbardhja e plotë e të vërtetës së luftës së fundit në Kosovë është parakusht për pajtim dhe paqe të qëndrueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy