Avokati shqiptar në Britaninë e Madhe, Naim Hasani, për shkarkimin e Suella Braverman si ministre e Brendshme thotë se tregon se ajo nuk duhet të ishte mbi ligjin.
Në një lidhje për MCN Live, ai deklaroi se retorikat e saj janë të papranueshme dhe ndarëse, kundër shqiptarëve dhe se tashmë ka marrë fund dhe lufta e saj me një turp duke u shkarkuar sot në mëngjes nga Kryeministri Rishi Sunak.
Në politikën britanike nuk ka akt më të rëndë se shkarkimi dhe Kryeministri Sunak, sot është zgjuar dhe ka marrë vendimin për larimin e saj nga qeveria.
Ky është lajm i mirë për qytetarët shqiptarë dhe veçanërisht për britanikët, si fundi i një figure ndarëse dhe përçarëse.
Gjuha e urrejtjes dhe ndarjes e përdorur nga ish-ministrja e Brendshme ka ofenduar shumë qytetarët britanikë, ku e drejta e protestës është e sanksionuar me ligj dhe komente te saj kundër protestuesve që kërkonin armëpushim në Gaza dhe ndaj shefit të policisë së Londrës.
Braverman i identifikoi shqiptarët si kriminelë, dhe etiketimin si tornado e emigrantëve nga vendet e Europës drejt Britanisë dhe komentet që bëri për njerëzit e pastrehë duke e quajtur si një stil jetese dhe model jetese të preferuar, duke u ndalur në komentet e fundit për protestat dhe shefin e policisë së Londrës, si politikania më ndarëse dhe përçarëse në historinë e Britanisë.



