
Presidentja e Fenimprese Albania Silva Mana duke folur në "MCN Economy" mbi investimet e huaja në Shqipëri tha se tregut shqiptar i mungojnë shumë pjesë dhe faktor të biznesit. Sipas saj tregu shqiptar është tërheqës për pjesën e logjistikës, taksave dhe shpejtësisë së procedurave. Megjithatë ajo thekson se deri më tani s’kanë ardhur akoma investitor të rëndësishëm në Shqipëri.
Zhvillimi i tregut të biznesit të Shqipërisë ka pasur rritjet e saj, por jo në rritjet industriale. Interesi i tregut të huaj është në pjesën gjeografike, logjistike dhe shërbime të reja. Tregut shqiptar i mungojnë shumë pjesë dhe faktor të biznesit. Ne kemi një mangësi të madhe në pjesën e ndërmarrjes së industrisë. Kjo shoqatë (Fenimprese) ka në fokus ndërmjetësimin dhe strategjinë e zhvillimeve të bizneseve të huaja. Profili italian është akoma në studimin e tregut shqiptar, sepse ka fokus të mbyllur. Si nga aspekti i tenderave publik, ka një mbyllje të plotë dhe nga pjesa e punëmarrësve dhe punonjësve ka një ‘turn over’ të fortë. Për faktorin e logjistikës jemi tërheqës, sepse përfaqësojmë pjesën e Ballkanit. Jemi tërheqës në pjesën e taksave, jo në të gjitha rastet. Shqipëria është më e shpejtë, disa burokraci që bota ka, mundohemi t’i kalojmë. Duke munguar shumë ligje ka më thjeshtësi. Por edhe tërheqja duhet parë a është e vlefshme. Me statistikat që kemi s’kanë ardhur akoma investitor të rëndësishëm në Shqipëri. Industria italiane është e fortë te përpunimi i hekurit, portet, te industria e turizmit. Po zhvillohet, por ka shumë punë. Këtu janë ndërtuar hotele jashtëzakonisht në standarde, por logjisitika për të shkuar në hotel është e vështirë për të përballuar fluksin e këtyre turistëve”.
Ajo shtoi se:
Strategjia e një biznesi të huaj për t’u hapur në një vend patjetër duhet të jetë ekonomik, nuk mund të ecim me filantropi. Nëse nuk do ta kemi krahun e punës më të ulët, apo taksat në ndihmë të biznesit, atëherë pse po e hap në Shqipëri”.



