Opozita: ‘Zgjedhorja’ të miratohet pa vonesë, qeveria të mos bëjë manovra e provokime

Opozita: ‘Zgjedhorja’ të miratohet pa vonesë, qeveria të mos bëjë manovra e provokime

Opozita e Bashkuar kërkon miratimin e draftit të ri të Kodit Zgjedhor të dorëzuar sot në Kuvend.

Opozita ka dalë me një deklaratë të përbashkët për mediat, ku njofton përmbylljen e kodifikimit për Reformën Zgjedhore, i cili u dakortësua me konsensus më 5 qershor në tryezën e Këshillit Politik.

Opozita e Bashkuar kërkon miratimin pa vonesa të draftit të depozituar zyrtarisht në Kuvend, sipas Marrëveshjes Politike të 14 Janarit.

Gjithashtu, opozita i bën thirrje qeverisë të heqë hequr dorë nga manovrat apo provokimet, që do të minonin konsensusin e arritur midis forcave politike.

DEKLARATË E OPOZITËS SË BASHKUAR

Sot është përmbyllur kodifikimi me konsensus i Dakordësisë së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore, duke shënuar një kontribut real të opozitës për plotësimin e 1 nga 15 kushtet për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Opozita e Bashkuar kërkon miratimin pa vonesa të draftit të depozituar zyrtarisht në Kuvend, sipas Marrëveshjes Politike të 14 Janarit.

Qeveria duhet t’i përmbahet angazhimit për miratimin e Reformës Zgjedhore pa asnjë ndryshim, duke hequr dorë nga manovrat apo provokimet, që do të minonin konsensusin e arritur midis forcave politike.

Zbatimi sa më parë i ndryshimeve ligjore do të mundësonte jetësimin e garancive shtesë, përfshirë fillimin nga puna sa më parë të KQZ për implementimin e identifikimit biometrik.

Opozita e Bashkuar falenderon edhe njëherë partnerët ndërkombëtarë për ndihëm e çmuar që kanë dhënë gjatë procesit dhe për nxitjen e palëve politike drejt këtij konsensusi që i hap rrugë zgjedhjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy