
Korporata Elektroenergjetike Shqiptar nxjerr raport lidhur menaxhimin e prurjeve në Kaskadën e lumit Drin pas reshjeve intensive përgjatë orë e të fundit me vëmendje të veçantë në ndalimin e përmbytjeve të mundshme në zonën e nën Shkodrës.
Referuar situatës hidro-meteorologjike të 24-orëve të fundit në pellgun ujëmbledhës të liqenit të Shkodrës dhe lumenjve Kir, Gjadër, Gomsiqe, Drin, bëhet e ditur se ndodhemi në një situatë ekstreme të prurjeve ujore për shkak të shirave me intensitet shumë të lartë, të rënë në të gjithë këtë hapësirë gjeografike.
Ndërsa referuar pellgut ujëmbledhës të lumit Drin dhe basenet e liqeneve të Komanit dhe Vaut të Dejës të cilët administrohen nga KESH sh.a., mbi të cilët shkarkohen të gjithë përrenjtë dhe lumenjtë malorë të alpeve dhe të hapësirave të tjera malore.
Në këto liqene shkarkohen mbi 13 lumenj dhe përrenj malorë si Valbona, Shala, Mërturi, Bugjoni, Salca, Berisha, Gomina, Gomsiqja, etj. Të gjithë këta përrenj së bashku, kanë sjellë një sasi të konsiderueshme uji që arrin deri në 4000 m3/s, prej orës 22:00 të datës 19 nëntor dhe në vazhdim.
Sipas KESH, këto prurje janë gjeneruar nga reshjet me intensitet ekstrem të matura nga sistemi i monitorimit hidrometeorologjik i KESH sh.a., të cilat, deri në orën 11:00 të ditës së sotme datë 20.11.2022, rezultojnë si më poshtë:
- Theth 390
-Dragobi 203
- Pukë 134
-Fierzë 105
-Koman 176
-V.Dejes 168 mm
Ndërsa e gjithë sasia ujore arrin në mbi 4000 m3/sek., nga shkarkuesit fundor të kaskadës, nuk ka kaluar në asnjë rast vlera e 1300 m3/sek.
KESH njofton se nga e gjithë kjo sasi uji e ardhur në liqenet e kaskadës, 30% e kësaj sasie është shkarkuar, ndërsa pjesa tjetër është akumuluar si rezervë energjetike, si rezultat i masave paraprake menaxhuese dhe operative që KESH sh.a. ka ndërmarrë.
Në vijim nënvizohet se i gjithë ky aktivitet i KESH sh.a., ka ndihmuar në eliminimin dhe minimizimin e përmbytjeve të mundshme të zonës së nën Shkodrës.
Theksohet se për menaxhimin optimal të kësaj situate, KESH sh.a. prej disa ditësh i ka ndalur operimet me HEC Fierzë, duke eliminuar plotësisht prurjet hidrike nga zona e mbi Fierzës.
Ky veprim ndihmon edhe në rritjen e rezervës hidrike/energjetike, në kaskadën e Drinit. Po prodhohet me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës.
Konkretisht prurjet ditën e sotme, datë 20 Nëntor, në orën 14:00 janë:
HEC Fierzë 600 m3/s
HEC Koman 1600 m3/s
HEC Vau i Dejës 2400 m3/s.
Nivelet në liqenet e Kaskadës së lumit Drin në orën 14:00 janë ;
HEC Fierzë 269.06 mmnd
HEC Koman 174.72 mmnd
HEC Vau i Dejës 75.78 mmnd



