Nokia, Microsoft, Foxconn dhe HMD kanë përfunduar një marrëveshje që hapë rrugë për të lancuar një celular të ri Nokia në gjysmën e parë të vitit 2017.
Nokia thotë se marrëveshja e nënshkruar edhe me kompaninë finlandeze HMD Global Oy në maj tani ka hyrë në fuqi, duke e bërë të qartë se Nokia do të rilansojë një celular Android më 2017.
Kthimi i celularëve Nokia në treg shënon fillimin e një faze të re në historinë e kompanisë, si pjesë e Microsoft Mobile, transmeton Gazeta Express.
Microsoft kishte blerë pajisjet Nokia më 2014 për 5 miliardë dollarë.



