AND-ja e foshnjës së lindur, zbuloi përdhunuesin e 24-vjeçares së sëmurë në Krujë

AND-ja e foshnjës së lindur, zbuloi përdhunuesin e 24-vjeçares së sëmurë në Krujë

Një vajzë 24-vjeçare me problem të shëndetit mendor është abuzuar seksualisht dhe dyshohet se është lënë shtatzënë nga 56-vjeçari Shaban Murati nga Kruja. Skandali seksual është njoftuar ditën e djeshme zyrtarisht nga Policia, kur edhe është arrestuar akuzuesi seksual. Por, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth 18 muaj më parë. Shaban Murati përfundoi pas hekurave me urdhër të Prokurorisë së Krujës, pasi kjo e fundit nga hetimet zbuloi se foshnja e lindur disa muaj më parë nga 24-vjeçarja me probleme të shëndetit mendor, ka profil biologjik ADN-je identik me 56-vjeçarin.

I vënë përballë këtyre pretendimeve, burimet nga policia thanë që 56-vjeçari e mohon atësinë e fëmijës dhe se nuk ka abuzuar asnjëherë me 24-vjeçaren. Por hetimet e nisura disa muaj më parë, kanë provuar të kundërtës e asaj çfarë thotë i arrestuari. Për të vërtetuar dyshimet, burimet thanë se është kryer testi i ADN-së së fëmijës. Nga kjo rezultoi të kishte përputhshmëri me 56-vjeçarin Shaban Murati.

Më tej, grupi hetimor dyshon që i arrestuari ta ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në disa raste me 24-vjeçaren. Kjo pasi, 24-vjeçarja nuk ishte e aftë të vetëmrohej apo të tregonte tek familjarët e tjerë. Mësohet se edhe nëna e saj vuan nga problemet e shëndetit mendor. Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, pasi maniaku seksual banonte në të njëjtën lagje me vajzën e abuzuar prej tij.

Burimet për “TvT”, thanë më tej se, ai rrinte gjatë gjithë kohës i qetë pasi nëna dhe vajza nuk arrinin ta denonconin atë në polici dhe se ai, jetonte një jetë më të mirë se ato. Nuk dihet nëse muajt e parë të shtatzënisë Murati ka pasur apo jo dijeni për këtë fakt, por disa muaj më vonë kur u përball me akuzat, i ka mohuar ato. Ndërkohë, vajza e abuzuar e mbajti fëmijën dhe ka lindur një djalë të shëndetshëm, ndërsa dje babai biologjik i foshnjes përfundoi pas hekurave më akuzën e “Marrëdhënies seksuale me persona të pazot për t’u mbrujtur”.

Sakaq, mësohet se abuzimi i të miturës është bërë nga tezja e saj. Kjo e fundit ka insistuar në polici që të zbardhej ky rast, pasi vajza e nëna e saj nuk ishin të afta për veten e tyre. Madje ka qenë tezja e 24-vjeçares ajo që ka hedhur dyshimet e para mbi autorësinë e 56-vjeçarit. Por ky i fundit i ka përbuzur ato dhe deri më dje, ka vijuar jetën e tij. Por tashmë, atij do t’i duhet të përballet në gjykatë me një akuzë të rëndë. Në vijim, ai pritet të dalë para gjykatës, ku edhe do të njihet me masën e sigurisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy