Këshilli Federal i Zvicrës ka miratuar një paketë prej 100 milionë frangash zvicerane (109.57 milionë dollarë) për pastrimin e minave në Ukrainë.
Zvicra është e angazhuar tashmë në çminimin në Ukrainë dhe ka ndarë 15.2 milionë franga në 2022 dhe 2023.
Shuma shtesë e shpallur të premten do t'i lejojë Zvicrës të sigurojë pajisje dhe trajnime për çminuesit ukrainas.
Ndërkohë sipas Agjencisë Evropiane të Sigurisë shtatë vende të BE-së kanë porositur municione si pjesë e një programi historik prokurimi të Bashkimit Evropian për të dorëzuar predha artilerie 155 mm tnë Ukrainë dhe për të rimbushur rezervat e varfëruara perëndimore.



