Zusi: Politikat monetare të BSH, të gabuara. Rënia e euros dëmton biznesin

Zusi: Politikat monetare të BSH, të gabuara. Rënia e euros dëmton biznesin

Drini Zusi, zhvillues biznesi, e sheh rënien e euros si nxitës të rritjes së çmimeve. Sipas tij, politikat monetare të Bankës së Shqipërisë në këtë drejtim e kanë dëmtuar biznesin.  

Bie dakord që rritja e çmimeve nuk është gjë e re. Ka nisur prej disa vitesh. Ka që në 2020, me pandeminë ishte e pritshme të thellohej. Po vlerësohet më shumë leku. Nëse sot ka çmime të ngritura prej bizneseve vendore, shkak është vlerësimi i lartë i lekut.

Rënia e euros do të ndikojë në mënyrë negative. Rënia e euros është problem më i madh se rënia e fuqisë punëtore. Sa u takon punonjësve, fajet janë dypalëshe. Edhe biznesi i vogël, edhe ai i mesëm.

Rënia e euros është problemi kryesor real me të cilin po përballemi. Kemi një rënie gati 20%, pra rënie po kaq edhe në të ardhura.

Politika e Bankës së Shqipërisë na dëmton. Nëse janë 20% më pak të ardhura, këto nuk hiqen nga fitimi i pronarëve. Janë të ardhura për t’u riinvestuar në biznes. Bizneset shqiptare përballen me treg dhe konkurrencë të vogël. Ata konkurrojnë vetëm për tregun e Shqipërisë.

Zusi tha më tej se kërkesës së eksportuesve shqiptarë për rishikimin e politikave monetare, BSH iu përgjigj pozitivisht para pak vitesh, por nisma nuk shkoi asnjëherë deri në fund.

Kemi kërkuar të rishikohen politikat monetare. Në 2018 reagoi Shoqata e Eksportuesve Shqiptarë. Nisi një procesi i rishikimit, por nuk u çua deri në fund. Po mendohet një reagim tjetër i unioneve.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy