Andoni: Opozita t’i vazhdojë protestat! Meloni mbështeti hapur Ramën

Andoni: Opozita t’i vazhdojë protestat! Meloni mbështeti hapur Ramën

Analisti Ben Andoni tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se opozita duhet t’i vazhdojë protestat, ndonëse në numra të vogla, pasi ato tregojnë vazhdimësinë dhe seriozitetin e kauzave. Sipas Andonit mos prania e Sali Berishës në Kuvend u jep më shumë identitet deputetëve të PD-së së Rithemelimit. Andoni po ashtu vuri në dukje se PD e Rithemelimit ka nevojë për hapje dhe figura të reja.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

"Më shumë po merren me pjesën e numrave. Numrat janë një grackë e madhe. Opozita duhet të vazhdojë me protestat, sepse vazhdimësia tregon seriozitetin e një kauze. Por caku i 11 qershorit, që unë prapë besoj se është një cak tranzitor, do të vazhdojë. Një aspekt i pjesës së PD, Rithemelimit, është për të treguar që ata kanë mbështetjen më të madhe, dhe organizojnë edhe protesta, një gjë që s’shihet te PD legale. Është momenti më i mirë, por mendoj që me korrupsionin që e rrethon mazhorancën, opozita të vazhdojë me protestat, s’kanë rëndësi numrat. Kam frikë se Rithemelimi prapë do shkasë në dhunë në Parlament sidomos, për të treguar se forca e tyre duhet të përgjigjet në këtë lloj mënyrë, përballë korrupsionit që tashmë ka marrë përmasa të frikshme. Është një betejë e pabarabartë. Duket që Rama ka pushtet të jashtëzakonshëm tani. Ka ardhur momenti që ata (Rithemelimi) duhet ta kuptojnë që duhet të jenë më të hapur dhe të kenë fytyra të reja. Nuk e besoj që janë konsultuar me ndërkombëtarët lidhur me kërkesën për Berishën në Parlament. Penaliteti mbi z.Berisha ligjërisht është i madh, qoftë me shtetin amerikan dhe Britaninë, ndërkohë që po bien penalitete morale mbi z.Rama. Sa i përket z.Berisha është gati e pamundur në këto momente, dhe më shumë duan të tregojnë një kauzë besueshmërie me z.Berisha, për ta mbështetur, sepse unë jam i sigurt se pjesa më e madhe s’do donte që të kthehej Berisha, sepse ai edhe në hije i ka bukosur personalitetet e tyre, llogarite po të jetë Berisha në Parlament, ata janë thjesht zëra që thjesht amplifikohen nga z.Berisha, por nuk janë zëra me identitet. Në qoftë se kanë cik identitet njerëzit e opozitës, kanë tani që s’është z.Berisha. Duhet që ata të hapen dhe të mendojnë mirë ofertën që do t’u ofrojnë shqiptarëve”.

Analisti tha se nëse në Himarë nuk zgjidhet çështja Beleri, do jetë shumë e vështirë për të drejtuar cilido kandidat që do vijë, ku do të ketë shumë probleme edhe për pasardhësin e znj.Bala.

Lidhur me vizitën e Melonit në Shqipëri, Andoni tha: “Duket që ishte një mbështetje e hapur ndaj z.Rama, ai ka bërë një gjë të jashtëzakonshme të ndihmës ndaj znj.Meloni në këto momente”.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy