Investimi në bono thesari, Golemi: Pengesë, mungesa e stabilitetit financiar

Investimi në bono thesari, Golemi: Pengesë, mungesa e stabilitetit financiar

Elivar Golemi, përfaqësuese e Diaspora për Shqipërinë, thotë se janë disa arsyet pse qytetarët shqiptarë nuk iu përgjigjën në nivelin e pritshëm thirrjes së qeverisë për të investuar në bono thesari. Golemi tha në MCN Economy se pavarësisht se qeveria i bëri marketingun e duhur ofertës së saj, potenciali që ata kanë qytetarët për të investuar, në raport me borxhin, është shumë i vogël.

Reagimet e pritshme duhen parë në terma afatgjatë.  Për arsye të rritjes së normave bazë të interesit, rritja e inflacionit bëri që të gjitha bankat qendrore të rrisin normën bazë të interesit. Kjo është kostoja e parasë, pra nëse merr para borxh i merr me interes më të lartë. Në 6-mujorin e dytë u rrit norma.

Qëllimi është që duke mbledhur likujditetin, ul edhe inflacionin. Sot ai është 7-8%. Pati një rritje pas përmirësimit të inflacionit në vitin 2022. Por me 4 vendime të njëpasnjëshme në 2022, agjentët treguan panikun dhe kjo e rriti normën nga 2-3% në 6%. Me ndërprerjen e rritjes do të kemi normalizim. Tregu tani thjesht po normalizohet.

Nuk besoj se ka problematikë, qeveria ka bërë maksimumin për marketingun e bonove të thesarit. Brenda vitit 2022, ky treg duhej të mbyllej. Nuk ka pasur diçka që ka munguar. Qytetarët zënë vetëm 10% në borxhin e qeverisë. Ne kemi një sistem financiar të bazuar te bankat.

Problemi është te vetë oferta. Kemi një ekonomi të euroizuar. Kemi një raport 55% të depozitave janë në valutë. 42% e kredive janë në valutë, borxhi që qeveria merr është në valutë.

Një arsye tjetër është mungesa e stabilitetit financiar. Nëse do ta krahasojmë me inflacionin 8% jemi me humbje. Efekti pozitiv i normës së interesit është negativ. Qytetarët janë të prirur të investojnë në forma të tjera dhe jo në sistemin financiar.

Edukimi financiar i publikut mungon në Shqipëri. Kemi ofertë të varfër, treg të kufizuar.

Unë jam në Itali. Prindërit e mi investojnë në bono thesari prej vitesh. Është investimi me riskun më të ulët të mundshëm dhe me kthim të kënaqshëm.

Qeveria merr borxh për të mbuluar shpenzimet. Cilën pjesë të tyre do të mbulojë, kjo varet nga strategjia e qeverisë. Por nëse rrit borxhin edhe në 2023 do të thotë se shpenzimet e planifikuara janë më të larta se të ardhurat. Prandaj nevojitet që një pjesë të shpenzimeve t’i mbulojë me borxh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy