Arrestimi i Metës, Ngjela: Brenda ligjit, ka të dhëna se ka qenë i armatosur në makinë

Arrestimi i Metës, Ngjela: Brenda ligjit, ka të dhëna se ka qenë i armatosur në makinë

Avokati Spartak Ngjela në një lidhje skype me studion e MCN Live ka komentuar arrestimin e kreut të PL-së Ilir Meta duke u ndalur te forma e ekzekutimit të masës.

Ai tha se momenti i arrestimit të Metës ishte brenda ligjit teksa theksoi se është një krim i nivelit të lartë dhe po e kundërshtove policia ka të drejtë të reagojë.

Sipas tij arrestimi nuk është përkëdhelje dhe ka të dhëna se në makinë ka pasur dhe armë.

Po arrestimi nuk është përkëdhelje, ku e dimë nëse ai kishte apo jo armë në makinë. Kur tjetri të vjen me fletë-arresti pse duet ta kundërshtosh.

Nëse ushtron dhunë, natyrisht që ashtu do veprojnë, është ligjore sepse po të mos ishte ligjore pse nuk i hedh ata Meta në gjyq, unë kam të dhëna se ai ka qenë i armatosur brenda në makinë.

Arrestit duhet ti përgjigjesh butësisht dhe me kulturë. Ka shumë arrestime të krimit të nivelit të lartë, se ky ashtu është edhe pse s’duan ta kuptojnë. Po kundërshtove arrestin ata kanë të drejtë të ushtrojnë dhunë, ja ka dhënë të drejtën ligji.

Më tej duke komentuar SPAK, ai theksoi se drejtohet nga SHBA dhe se të gjithë janë të frikësuar nga lufta e tij kundër korrupsionit. Ai tha se SPAK ëhstë i pavarur, kjo është demokracia po shkele ligjin do shkosh në burg.

Pak kryeministra dhe presidentë ka në burg në perëndim, kjo është demokracia po shkele ligjin do shkosh në burg, kështu që Meta po i ka bërë ato normalisht që s’ka shpëtim. Këtë do e shohim në gjyq, por kam përshtypjen se SPAK nuk ka gabuar se atë nuk e drejtojmë ne.

Çështja qëndron që ndërkombëtarët kanë marrë përsipër të na shpëtojnë nga korrupsioni sepse vetë se bënim dot, ata krijuan SPAK dhe ligjin e SPAK, funksionon jo dhe aq mirë, por funksionon, sot kemi të dënuar disa ministra, kryetarë bashkisë, ish presidentë dhe shumica janë majtas pse si mbrojti Rama.

Pra të gjithë e dinë që korrupsioni është plagë e madhe në Shqipëri dhe të gjithë ata që janë ngatërruar me korrupsionin lusin Zotin të mos i kapë, por do e shohim se deri ku do shkojë fshesa e pastrimit.

Blinken e ka thënë botërisht dhe e kemi dëgjuar që SPAK e drejtojmë ne, e kanë ata në dorë, na kanë dhënë një shtet të pavarur dhe kanë deklaruar se do na heqin korrupsionin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy