Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë njëditore në Paris, me ftesë të kryeministrit francez Manuel Valls. Rama është takuar qysh në mëngjes me homologun e tij në selinë e qeverisë franceze.
Temat e diskutuara janë lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për të nxitur integrimin europian të vendit tonë.



