Tronditet Gjermania, mamaja vret 5 fëmijët e saj

Tronditet Gjermania, mamaja vret 5 fëmijët e saj

Gjermania është tronditur sot nga një lajm tragjik nga Solingen, një qytet prej 160 mijë banorësh në afërsi të Dyseldorfit dhe Këlnit, dhe që është i njohur historikisht vetëm për  prodhimin e shpatave dhe thikave cilësore. 

Sipas autoriteteve policore, një grua 27- vjeçare dyshohet se ka vrarë 5 fëmijët e saj, para se të tentonte vetëvrasjen duke u hedhur përballë një treni. Mamaja ka mbijetuar, edhe pse paraqet plagë të rënda që po trajtohen në spital.

Ndërkohë forcat policore u njoftuan me telefon nga gjyshja e të vegjëlve, u nisën urgjentisht në banesën ku kishte ndodhur ngjarja makabre por nuk arritën në kohë për të shpëtuar 5 fëmijët me moshë një, dy, tre, gjashtë dhe tetë-vjeçare.

Nuk dihet ende modaliteti dhe arsyet e tragjedisë, por autoritetet do të mbajnë një konferencë shtypi në orët në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy