Europol godet rrjetin ndërkombëtar të kokainës, 45 të arrestuar

Europol godet rrjetin ndërkombëtar të kokainës, 45 të arrestuar

Një rrjet ndërkombëtar droge, që kryente importimin e të paktën 45 tonë kokainë në portet kryesore europiane, me fitime rreth 100 milionë euro në 6 muaj, është goditur nga policitë e disa vendeve europiane, të Amerikës së Jugut dhe Lindjes së Mesme.

Sipas Europol, në kuadër të këtij aksioni u angazhuan mbi 1 mijë oficerë policie dhe u kontrolluan 180 shtëpi.

Operacioni është kryesuar nga autoritetet portugeze, belge dhe braziliane, me koordinimin e Europolit.

Rezultatet

45 arrestime në Brazil (38), Belgjikë (4), Spanjë (1) dhe Dubai (2)

179 kontrolle shtëpish

Mbi 12 milion euro para kesh të kapura në Portugali, 300 000 € kesh të kapura në Belgjikë dhe mbi 1 milion real dhe 169 000 dollarë amerikanë kesh të kapura në Brazil.

70 automjete luksoze të sekuestruara në Brazil, Belgjikë dhe Spanjë dhe 37 aeroplanë të kapur në Brazil

163 shtëpi të sekuestruara në Brazil me vlerë më të madhe se 132 milion real, 2 shtëpi të sekuestruara në Spanjë me vlerë 4 milion € dhe dy apartamente në Portugali me vlerë 2.5 milion €

Pasuritë financiare të 10 individëve janë nën sekuestro në Spanjë

Bashkëpunim global 

Në kuadër të aktiviteteve të inteligjencës me homologët, Europol mori informacione të besueshme në lidhje me trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe aktivitetet e pastrimit të parave të një rrjeti brazilian të krimit të organizuar që vepron në disa vende të BE-së.

Sindikata kriminale kishte kontakte të drejtpërdrejta me kartelet e drogës në Brazil dhe vendet e tjera të burimit në Amerikën e Jugut, të cilët ishin përgjegjës për përgatitjen dhe dërgesat e kokainës në kontejnerë detarë të lidhur me portet kryesore detare evropiane.

Shkalla e importit të kokainës nga Brazili në Evropë nën kontrollin dhe komandën e tyre është masive dhe mbi 52 tonë kokainë u kapën nga forcat e rendit gjatë hetimit.

Në prill të vitit 2020, Europol mblodhi së bashku vendet e përfshira të cilët që nga ajo kohë kanë punuar ngushtë së bashku për të krijuar një strategji të përbashkët për të rrëzuar të gjithë rrjetin.

Që nga ajo kohë, Europol ka siguruar zhvillim dhe analizë të vazhdueshme të inteligjencës për të mbështetur hetuesit në terren.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy