Kriza/ BE planifikon taksa për firmat e energjisë, 140 mld euro për konsumatorët

Kriza/ BE planifikon taksa për firmat e energjisë, 140 mld euro për konsumatorët

Ekzekutivi i BE-së planifikon të mbledhë më shumë se 140 miliardë euro për të zbutur goditjen ndaj konsumatorëve nga rritja e çmimeve të energjisë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen paraqiti sot planin e masave, në një kohë kur 27 vendet anëtare të unionit po përballen me një krizë të energjisë elektrike të nxitur nga pushtimi rus në Ukrainë.

Qeveritë në të gjithë Evropën kanë grumbulluar tashmë qindra miliarda euro në shkurtime taksash, ndihma dhe subvencione për të trajtuar një krizë që po nxit inflacionin, duke i detyruar industritë të mbyllin prodhimin dhe të rrisin faturat në prag të dimrit.

“Në këto kohë, fitimet duhet të ndahen dhe të kanalizohen tek ata që kanë më shumë nevojë”, tha von der Leyen në Parlamentin Evropian në Strasburg. Ajo shtoi se duhet të mblidhen më shumë se 140 miliardë euro që të rikanalizohen për të ndihmuar bizneset dhe konsumatorët.

Vendet e BE-së do të duhet të negociojnë propozimet e Komisionit dhe të bien dakord për ligjet përfundimtare.

Plani nuk përfshinte një ide të mëparshme për të kufizuar çmimet e gazit rus. Firmat e lëndëve djegëse do të përballen me një taksë të papritur sipas planeve të BE-së, për të tërhequr fitimin nga rritja e çmimeve.

Firmat e naftës, gazit, qymyrit dhe rafinimit do t'u kërkohet të kontribuojnë me 33% të fitimit të tepricës së tyre të tatueshme nga viti fiskal 2022, thuhej në draftin që mund të rishikohet.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy