Debate për Paketën Fiskale/ Malaj: Monitorim nga dogana te klienti për të garantuar çmimet e ulëta. Bozdo: Rritja e TVSH-së do t’i vrasë bizneset

Debate për Paketën Fiskale/ Malaj: Monitorim nga dogana te klienti për të garantuar çmimet e ulëta. Bozdo: Rritja e TVSH-së do t’i vrasë bizneset

Qeveria shqiptare garanton se ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për produktet e shportës do të reflektohet drejtpërdrejt te konsumatori final në fillim të vitit të ardhshëm, u tha në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. 

 

Gjatë diskutimeve për Paketën e Re Fiskale, teksa iu përgjigj pyetjeve të deputetëve, ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se monitorim të shtuar do të ketë edhe për produktet ushqimore. 

 

Ai deklaroi se po hartohet një mekanizëm i rreptë që do të monitorojë rrugëtimin e mallit që nga dogana e deri në pakicë për të shmangur abuzimet e tregtarëve.

 

Sipas tij, kjo paketë synon rishpërndarjen e të ardhurave në favor të familjeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme. 

 

Për sa i përket reflektimit te çmimet, po punohet nga ana e qeverisë për monitorimin, në mënyrë që të ketë një reflektim të plotë.

 Janë disa mekanizma që janë duke u shqyrtuar. Është edhe diçka tjetër për të cilën po punojmë: monitorimi që nga pjesa e blerjes në doganë të mallit të importuar deri te konsumatori final, në mënyrë që të mos ketë abuzime. 

Po diskutohet nëse do të ketë një Bord Transparence permanent për të monitoruar çmimet e hidrokarbureve. 

Kjo paketë fiskale synon një rishpërndarje të të ardhurave të kërkuara, duke mbështetur familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe duke tatuar bizneset me norma dhe nivele që aplikohen në Ballkanin Perëndimor apo në vendet fqinje. 

Niveli i TVSH-së 21% është i njëjtë me Malin e Zi, ndërsa Italia e ka edhe më të lartë, në 22%. 

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka shprehur shqetësimin se rritja e barrës fiskale mbi sipërmarrjen do të ketë efekt negativ në ekonomi. 

Sipas tij, këto ndryshime bien ndesh me rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare.

 

Rritja e TVSH-së për bizneset ka për t’i vrarë ato dhe ka për të rritur nivelin e informalitetit, siç e kemi parë edhe herë të kaluara. Nuk e di se si thoni se po ndiqni propozimet e FMN-së dhe bëni diçka që nuk ka lidhje me propozimet e tyre”, u shpreh Bozdo. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy