
Nëse vendet perëndimore duan të zgjidhin konfliktin ukrainas në fushën e betejës, Moska është gati.
Kështu tha ministri i Jashtëm Serghei Lavrov duke folur gjatë konsultimeve në Këshillin e Federatës, senatin rus, prej të cilit duket se do të ketë besim për rikonfirmimin e qëndrimit të tij.
“Është e drejta e tyre, nëse duan të jenë në fushën e betejës, ata do të jenë në fushën e betejës”, tha Lavrov, raporton Ria.
Lavrov shtoi se konferenca për Ukrainën në Zvicër, e cila është planifikuar për në qershor dhe ku Rusia nuk është e ftuar, synon vetëm në hartimin e një ultimatumi për Moskën.



