Ukraina lindore dhe jugore në fokus të sulmeve ruse

Ukraina lindore dhe jugore në fokus të sulmeve ruse

Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë qytetet në Ukrainën lindore dhe jugore dhe të godasin objektiva gjetkë me raketa. Qyteti i dytë i Ukrainës, Kharkiv, pati bombardime intensive gjatë natës.

Pati gjithashtu sulme të mëtejshme artilerie në pjesë të rajoneve të Luhansk dhe Donetsk, ku luftimet pritet të intensifikohen në javët në vijim, pasi Rusia rigrupon forcat e saj.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Rusia shënjestroi pozicionet e ushtrisë ukrainase dhe infrastrukturën civile në Borivske, Novoluhanske, Solodke, Marinka dhe Zolota Nyva, në rajonet lindore të Luhansk dhe Donetsk.

Forcat ruse kanë vazhduar gjithashtu ofensivën e tyre kundër Mariupolit, të cilin e ka bllokuar dhe bombarduar pamëshirshëm për më shumë se një muaj.

Përditësimi i fundit i inteligjencës nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se situata humanitare në qytet po "përkeqësohej".

"Shumica e 160,000 banorëve të qytetit nuk kanë dritë, komunikim, ilaçe, ngrohje apo ujë. Forcat ruse kanë penguar aksesin humanitar, me gjasë që të bëjnë presion ndaj mbrojtësve për t'u dorëzuar."

Diku tjetër, Rusia ka shkatërruar një depo nafte pranë qytetit Dnipro dhe ka goditur objektiva në rajonin Vinnytsia të Ukrainës qendrore dhe Radekhiv në perëndim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy