Haradinaj: Lufta me Serbinë përfundon vetëm kur dy palët njohin njëra-tjetrën

Haradinaj: Lufta me Serbinë përfundon vetëm kur dy palët njohin njëra-tjetrën

Lufta me Serbinë është mbyllur me ndërprerjen e luftimeve, por përmbyllja e luftës është vetëm atëherë kur të dy palët e njohin njëra-tjetrën. Këto ishin deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka theksuar se njohja e Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë dhe kjo është në interes të vendit dhe se nuk duhet të frikësohemi për t’u ulur në tavolinë dhe për të përmbyllur njohjen.

Këto komente, Haradinaj i bëri gjatë Kuvendit të punës së Aleancës së të rinjve të Kosovës, ku ndër të tjera ka thënë se këtë vit Kosova do të ketë liberalizimin e vizave, ushtrinë, si dhe do të anëtarësohet në Interpol.

Ne pa u njohur me Serbinë e kemi të vështirë me i përmbyll proceset tona, për shkak se me Serbinë është hapur një luftë. Ajo luftë është mbyllur me ndërprerjen e luftimeve në 99-n, sot shënohet ajo ditë, pikërisht sot. Sot është përvjetori i ndërprerjes së luftimeve, por përmbyllja e luftës është atëherë kur të dy palët në luftë njohin njëra-tjetrën. Ato palë që kanë luftuar, sikurse e ka njohur Serbia-Kroacinë, Bosnjën, kjo do të ndodhë edhe në mes Kosovës dhe Serbisë, është interes i yni dhe kësaj nuk duhet t’i frikësohemi. Me u ulë në tavolinë si Kosovë, me përmbyllë njohjen”, tha ai.

Që kjo njohje të ndodhë, Haradinaj tha se duhet të japim diçka nga ajo që nuk kthehet e që duhet të kalohet mbi dhimbjen për më të dashurit që janë vrarë në luftë. Këtë sakrificë, sipas Haradinajt, ndërkombëtarët duhet ta kenë guximin jo vetëm ta pranojnë, por edhe të përkrahin një paqe në mes shqiptarëve dhe serbëve pa pazare.

Kreu i qeverisë ka folur edhe për liberalizimin e vizave, ku tha se liberalizimi i vizave është punë që po mbërrin. Ndërkohë që është shprehur i bindur se vendi në nëntor do të anëtarësohet në Interpol.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy