Kostot e Reformës në Drejtësi më shumë se qeveria, do t’i paguajnë qytetarët. Në një intervistë për TVT-në, juristi Jordan Daci sqaron se më shqetësuese do të jetë kostoja post-reformë. Kjo për shkak të ndërhyrjeve në Kushtetutë, thotë Daci, ashtu sikurse edhe ndryshimeve që kanë pësuar disa ligje.



